Totaj pritet nga Shaqir Palushi i “Frutex”: Po punojmë për zhvillimin ekonomik të Prizrenit

Totaj pritet nga Shaqir Palushi i "Frutex": Po punojmë për zhvillimin ekonomik të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka takuar Shaqir Palushin, pronarin e kompanisë “Frutex”, një ndër ndërmarrësit më të suksesshëm shqiptarë.

“Jam i lumtur që përmes kompanive të tij, z. Palushi po kontribuon fuqishëm në zhvillimin ekonomik të Prizrenit, duke punësuar dhe mbajtur familje prizrenase”, tha kryetari Totaj.


Ai shtoi se “Frutex” sot është lider në punësim edhe në tregjet botërore, një shembull i suksesshëm i ndërmarrësisë që frymëzon qytetarët dhe investitorët lokalë.

Totaj, theksoi se bashkëpunimi me sipërmarrësit lokalë është prioritet për qeverisjen e tij, duke synuar rritjen e mundësive për punësim dhe zhvillim ekonomik në të gjithë Komunën e Prizrenit.