Totaj për Abrashin: Është ineksistent, fshihet nën hijen e Kurtit (VIDEO)

Totaj për Abrashin: Është ineksistent, fshihet nën hijen e Kurtit (VIDEO)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj i cili është pretendent edhe për një mandat në këtë post nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka folur rreth fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit.

Ai në një intervistë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se fushata deri më tani ka shkuar mirë.

“Ka qenë një atmosferë e qetë, ka qenë një fushatë e kujdesshme, edhe pse kemi parë disa deklarata më të ashpra, nuk kemi pasë shumë postera të kandidatëve sepse me ligj nuk po lejohe. Kemi pasë shumë debate televizive, mendoj se ka shkuar mirë dhe nuk pres ndonjë befasi deri në ditën që do të mbahen zgjedhjet. Kemi 25 vjet përvojë në demokraci”

“Po e vlerësoj si një fushatë serioze, solide, një garë ku respektohen kundërkandiatët dhe nëqoftëse ka diçka nuk është e pakuptueshme dhe e palejueshme, prandaj është një trend I mirë dhe pozitiv”

Totaj ka adresuar edhe vërejtje ndaj kandidatëve në garën për të parin e Prizrenit ku e përmendi kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë pozitë, Artan Abrashi.

“Kemi disa kandidatë që janë plotësisht nën hijen e liderëve të tyre ose partive të tyre, konkretisht po e përmendi Abrashin, i cili është faktikisht inekzistent sepse është plotësisht nën hijen e liderit të tij, disa deputetëve, disa ministrave”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv

The post Totaj për Abrashin: Është ineksistent, fshihet nën hijen e Kurtit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.