Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, zhvilloi një takim me banorët e lagjes Kurilla, ku morën pjesë shumë qytetarë.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Totaj tha se mbështetja që po merr në terren është rezultat i punës së bërë gjatë mandatit të kaluar dhe i projekteve të realizuara në të gjitha pjesët e komunës.
“Prizrenit ia rikthyem shkëlqimin. Njëjtë po veprojmë edhe me Kurillën. Fitorja është ndërtuar mbi punë konkrete dhe rezultate të prekshme në çdo lagje e fshat,” deklaroi Totaj.