Kandidati i PDK-së njëherësh kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kritikuar ashpër qasjen e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.
Totaj në DPT te Fidani në Klan Kosova deklaroi se kjo qeveri, pushtetit lokal të Prizrenit ua mori 20 milionë euro, dhe sipas tij kjo u bë në emër të kontratës kolektive përmes përmbaruesit.
Ai theksoi se shkak i kësaj kanë mbetur edhe disa projekte të mëdha pa u realizuar gjatë këtij katërvjeçari.
“Ka qenë një qasje e padrejtë”, deklaroi ai.
Tutje, kreu aktual i Prizrenit foli edhe për projektet që pritet të realizohen gjatë mandatit të ardhshëm.
The post Totaj kritikon ashpër Kurtin: Qeveria na i ka marrë 20 milionë euro (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.