E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeTotaj: Kam energji dhe potencial edhe për një mandat në Prizren

Totaj: Kam energji dhe potencial edhe për një mandat në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për rikandidimin e tij edhe për një mandat në krye të këtij qyteti për zgjedhjet e 12 tetorit.

Në emisionin “DPT Fidani” të Klan Kosovës, ai ka theksuar se ka energji edhe potencial që të fitojë edhe një mandat si i  pari Prizrenit.

“Ia mësyva edhe një mandati për shkak se mendoj që kam energji dhe potencial çka t’i japë ende Prizrenit, mandej një qeverisje e mirë katër vjeçare, e cila vlerësohet në bazë të indikatorëve të matshëm të performancës, por edhe në bazë të perceptimit ka funksionuar mire”.

“Edhe po besoj kemi edhe pak punë, kemi edhe disa projekte serioze që kanë mbetur pa u përfunduar, edhe disa të reja që i kemi në plan. Poashtu, ka qenë një far pajtueshmëri e plotë e stafit me të cilin punoj në Prizren, edhe Degës së PDK-së, edhe kryesia nuk ka pasë asnjë mosmarrëveshje. Edhe trajnerat e mirë ekipin që fiton nuk e ndërrojnë”, ka thënë Totaj. /Klankosova.tv

The post Totaj: Kam energji dhe potencial edhe për një mandat në Prizren appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT