Totaj jep zotimin e ri për nënat lehona: Vazhdon rritja e përkrahjes në mandatin e dytë

Totaj jep zotimin e ri për nënat lehona: Vazhdon rritja e përkrahjes në mandatin e dytë

Kryetari i Prizrenit, kandidat i PDK-së për Prizrenin, Shaqir Totaj, ka ripërsëritur zotimin e tij për të mbështetur nënat e reja, duke paralajmëruar rritje të shumës së përkrahjes financiare gjatë mandatit të ardhshëm.

Ai tha se programi i përkrahjes për lehonat ka qenë një nga prioritetet e qeverisjes së tij dhe se do të mbetet i tillë edhe në të ardhmen.


“Nëna Drenusha Bytyqi nga Prizreni është njëra prej shumë nënave që kanë përfituar nga ky program. Rritja e përkrahjes është jetike për të siguruar mundësi më të mëdha për nënat dhe fëmijët e Prizrenit”, deklaroi Totaj.

Ai theksoi se kujdesi për nënat dhe fëmijët është një investim në të ardhmen e qytetit.

“Do ta rrisim edhe një herë shumën e përkrahjes për të gjitha nënat e reja, sepse kujdesi ndaj tyre është kujdes për të ardhmen e qytetit tonë”, përfundoi ai.