Totaj: Driton Selmanaj ka sfond politik, por nuk e njeh mënyrën se si funksionon komuna (VIDEO)

Totaj: Driton Selmanaj ka sfond politik, por nuk e njeh mënyrën se si funksionon komuna (VIDEO)

Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidati i PDK-së për një mandat tjetër, Shaqir Totaj, ka komentuar kundërkandidatin e tij nga radhët e LDK-së, Driton Selmanajn.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Totaj tha se Selmanaj ka përvojë politike, por nuk e njeh mënyrën e funksionimit të komunës dhe specifikat e Prizrenit. 

Ai është një person që ka një background politik, por e ka një disbalanc në specifikat e qytetit të Prizrenit, dhe nuk e njeh mënyrën se si funksionon komuna, cilat janë kompetencat e komunës, cilat janë mundësitë financiare të komunës”. 

“Rrjedhimisht, kemi një disbalanc midis premtimeve që ai jep dhe mundësive financiare e kompetencave ligjore të komunës. Ata që e njohin mënyrën sesi funksionon komuna, e dinë se sa kompetenca ka dhe sa mundësi financiare ka, dhe e dinë që gjithë ato projekte që premtohen janë praktikisht të pamundura me u realizu për shkak të mungesës së financave. Kjo, domethënë, z. Selmanajn e bën në një pozicion të pafavorshëm sepse nuk i njeh specifikat e Prizrenit”, tha Totaj. /Klankosova.tv 

The post Totaj: Driton Selmanaj ka sfond politik, por nuk e njeh mënyrën se si funksionon komuna (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.