Totaj dhe Levent Bush së bashku takojnë bizneset e “Jeni Mahallës” në Prizren

Totaj dhe Levent Bush së bashku takojnë bizneset e “Jeni Mahallës” në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga Levent Bushi dhe kandidatët për Kuvend, zhvilloi takime të ngrohta e mikpritëse me bizneset në lagjen “Jeni Mahallë”.

“Kemi qenë gjithmonë pranë bizneseve të qytetit tonë, por në mandatin e dytë mbështetja do të jetë edhe më e madhe, sidomos për bizneset e vogla dhe tradicionale që e bëjnë Prizrenin unik” – tha Kryetari Totaj.

Ai gjithashtu theksoi: “Lagjja Jeni Mahallë do të ketë një transformim të madh me projektin e ri të tregut të gjelbër dhe investimet infrastrukturore që kemi planifikuar. Kjo do të krijojë kushte më të mira për bizneset dhe qytetarët”.

The post Totaj dhe Levent Bush së bashku takojnë bizneset e “Jeni Mahallës” në Prizren appeared first on Klan Kosova.