Komuna e Prizrenit është në mesin e komunave më të mira sa i përket transparencës buxhetore për vitin 2024.
Kështu ka bërë të ditur raporti i Institutit GAP.
Në lidhje me këtë, sot në emisionin FOL me Arin në Klan Kosova dhe Klan Kosova FM ka folur kryetari Shaqir Totaj.
Totaj u shpreh se transparenca buxhetore është 100%, sepse s’kanë pasur çka të fshehin.
“Te realizimi i premtimeve jemi diku te 70 përqindëshi i realizuar, pjesa tjetër janë në proces, kurse janë vetëm 3 apo 4 projekte që nuk kanë filluar për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore. Por, jam i sigurt që mandatin tjetër do të fillojnë dhe do të përfundojnë edhe ato”, deklaroi Totaj në Klan Kosova.
The post Totaj: 70 përqind e premtimeve të realizuara, 100 përqind transparencë buxhetore – s’kemi çka të fshehim (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.