Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, mbrëmë në një press konferencë të jashtëzakonshme tha se është konstatuar se nuk ka rrezatim radioaktiv nga zjarri në fabrikën e mbetjeve teknologjike në Trubarevë.
“Në rreth 200 nga qendra e zjarrit, ndotja është e ulët, ndërsa matjet nga ky njësi i specializuar i MPB-së, në 400 metra nga burimi i zjarrit, nuk është evidentuar prani e ndotjes”, pohoi Toshkovksi.
Për shkak se po digjen mbetje teknologjike, shuarja e zjarrit po bëhet me hedhje të rërës.
“Për shuarjen është përdorur metodë për shuarjen e këtij lloji të zjarrit, respektivisht shuarje me rërë të imët. Në bashkëpunim me më tepër institucione dhe kompani, janë siguruar sasi dhe zjarri është lokalizuar, respektivisht nuk ka rrezik nga përhapja jashtë rrethit të objektit, ndërsa i njëjti është ende aktiv dhe shuarja po vijon”, theksoi mes tjerash Toshkovski.
Ministri Toshkovski tha se për shkaqe sigurie, është kërkuar që të evakuohen banorët që jetojnë në afërsi të vatrës, teksa dhe disa persona janë ndaluar për intervistim.
Toshkovski: Po ndërmerren aktivitete për të siguruar proces zgjedhor të qetë dhe paqësor
Toshkovski: Po ndërmerren aktivitete për të siguruar proces zgjedhor të qetë dhe paqësor