Kylian Mbappe po kalon një sezon të mirë në La Liga.
Ndonëse kishte pasur një fillim të ngadalshëm, Mbappe u rikthye në atë që e njohim të gjithë duke shënuar 22 gola në kampionatin spanjoll.
Mbappe, në një intervistë për një medium spanjoll, u pyet se a do të donte të fitonte Topin e Artë dhe Ligën e Kampionëve.
“Topi i Artë apo Liga e Kampionëve? Do të zgjidhja Champions League. Misioni është të fitojmë tituj dhe të bëjmë histori me Real Madridin”, u shpreh Mbappe.
Francezi, erdhi si transferim i lirë nga PSG-ja në verën e kaluar, ku në 46 paraqitje ka shënuar 32 gola dhe bëri 4 asistime në të gjitha garat./IndeksOnline/