Topi i Artë 2025: Renditjet nga pozita 20 deri në 11, Vinicius dhe Pedri zënë vendet e tyre

Topi i Artë 2025: Renditjet nga pozita 20 deri në 11, Vinicius dhe Pedri zënë vendet e tyre

Edhe pse nuk arritën të futen në top-10, disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror janë pozicionuar nga vendi i 20-të deri te i 11-ti në renditjen për Topin e Artë 2025.

Këta emra konfirmojnë edhe njëherë sa i ashpër është konkurrimi për çmimin më prestigjioz individual në futboll.


Në vendin e 20-të është kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, i cili vazhdon të jetë lideri i zikaltërve në Serie A dhe në Evropë. Pas tij, në pozitën e 19-të, qëndron mesfushori i ri i PSG-së, Joao Neves, një nga zbulimet më të mëdha të futbollit portugez.

Një surprizë të këndshme e sjell Scott McTominay, që me paraqitjet e shkëlqyera te Napoli është renditur i 18-ti. Legjenda polake Robert Lewandowski e mbyll këtë katërshen në pozitën e 17-të, duke treguar se pavarësisht moshës mbetet një nga golashënuesit më të rrezikshëm në botë.

Në vendin e 16-të renditet sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Jr, ndërsa menjëherë mbi të është një tjetër bomber – Viktor Gyökeres i Arsenalit.

Pozitat nga 20 deri në 16

Sulmuesi i ri francez, Desire Doué, ka marrë një vlerësim të madh duke u futur në vendin e 14-të me fanellën e PSG-së, kurse sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, është pozicionuar i 13-ti.

Top-20 mbyllet me dy nga lojtarët më të spikatur të futbollit evropian: Khvicha Kvaratskhelia i Napolit në vendin e 12-të dhe Pedri i Barcelonës në vendin e 11-të, duke dëshmuar se janë tashmë liderë të brezit të ri.

Kjo renditje forcon pritjen për top-10-shen finale, ku do të zbulohet kush do të shpallet fitues i Topit të Artë 2025 në ceremoninë e Parisit më 22 shtator. /Telegrafi/