Topi i Artë 2025: Data, ora dhe vendi i ceremonisë së lojtarit më të mirë në botë

Topi i Artë 2025: Data, ora dhe vendi i ceremonisë së lojtarit më të mirë në botë

Numërimi mbrapsht ka filluar, Parisi pret edicionin e 69-të të Topit të Artë.

Të hënën, më 22 shtator, vëmendja e gjithë botës së futbollit do të përqendrohet në Paris, ku do të zhvillohet ceremonia prestigjioze e Topit të Artë 2025, edicioni i 69-të i çmimit më të lartë individual në këtë sport.


Ngjarja do të mbahet në Teatrin ‘Chatelet’, një vend që tashmë është shndërruar në simbolin e shkëlqimit futbollistik dhe pritjes së yjeve më të mëdhenj të këtij sporti.

Ceremonia do të nisë në orën 15:00, dhe do të transmetohet në mbarë botën, me miliona tifozë që do të ndjekin me emocion shpalljen e futbollistit më të mirë në botë.

Këtë vit, gara për Topin e Artë është më e hapur dhe konkurruese se asnjëherë më parë. Në listë janë 30 futbollistë nga ligat më të mëdha evropiane, një përzierje mes yjeve të njohur dhe talenteve të reja që po shkëlqejnë në skenën botërore.

Një edicion historik me risi të mëdha

Ky vit sjell një ndryshim të rëndësishëm, që nga viti 2024, UEFA dhe France Football organizojnë së bashku ceremoninë e Topit të Artë.

Qëllimi është ta bëjnë këtë event edhe më prestigjioz dhe me ndikim më të madh në mbarë botën.

Për herë të parë, në Topin e Artë 2025 do të shtohen kategori të reja çmimesh. Përveç çmimeve për meshkuj dhe femra, do të jepen edhe çmime të tjera për role dhe arritje të ndryshme në futboll.

Trofeu Kopa (Lojtari më i mirë i ri, meshkuj dhe femra), trofeu Yashin (Portieri më i mirë), trofeu Gerd Muller (Golashënuesi më i mirë), trofeu Johan Cruyff (Trajneri më i mirë, meshkuj dhe femra), çmimi i Klubit të Vitit (meshkuj dhe femra) dhe çmimi Socrates nderon futbollistët për punën e tyre në kauza sociale dhe bamirësi.

Të gjithë sytë janë nga Parisi për një mbrëmje që do të jetë një festë e madhe e futbollit, ku talenti dhe emocionet do të jenë në qendër. Topi i Artë 2025 do të shpallë më të mirët dhe do të vendosë standarde të reja për vlerësimin e kontributeve në sport.

topi i arte 2022/10/topi-i-arte.jpg telegrafi.com

Kandidatët për Topin e Artë 2025:

Jude Bellingham (Angli, Real Madrid)

Ousmane Dembele (Francë, Paris Saint-Germain)

Gianluigi Donnarumma (Itali, Paris Saint-Germain)

Desire Doue (Francë, Paris Saint-Germain)

Denzel Dumfries (Holandë, Inter)

Serhou Guirassy (Guine, Borussia Dortmund)

Viktor Gyokeres (Suedi, Sporting Lisbona/Arsenal)

Erling Haaland (Norvegji, Manchester City)

Achraf Hakimi (Marok, Paris Saint-Germain)

Harry Kane (Angli, Bayern Munich)

Khvicha Kvaratskhelia (Gjeorgji, Napoli/Paris Saint-Germain)

Robert Lewandowski (Poloni, Barcelona)

Alexis Mac Allister (Argjentinë, Liverpool)

Lautaro Martinez (Argjentinë, Inter)

Kylian Mbappe (Francë, Real Madrid)

Scott McTominay (Skoci, Napoli)

Nuno Mendes (Portugali, Paris Saint-Germain)

Joao Neves (Portugali, Paris Saint-Germain)

Michael Olise (Francë, Bayern Munich)

Cole Palmer (Angli, Chelsea)

Pedri (Spanjë, Barcelona)

Raphinha (Brazil, Barcelona)

Declan Rice (Angli, Arsenal)

Fabian Ruiz (Spanjë, Paris Saint-Germain)

Mohamed Salah (Egjipt, Liverpool)

Virgil van Dijk (Holandë, Liverpool)

Vinicius Junior (Brazil, Real Madrid)

Vitinha (Portugali, Paris Saint-Germain)

Florian Wirtz (Gjermani, Leverkusen/Liverpool)

Lamine Yamal (Spanjë, Barcelona)

/Telegrafi/