Gjykata Themelore e Prishtinës, ia ka caktuar një muaj paraburgim Top Kolshit, i cili dyshohet për vrasjen e Enver Bajraktarit.
Në njoftimin e kësaj gjykate, thuhet se i pandehuri kishte edhe të kaluar kriminale.
Sipas organit të drejtësisë, Kolshi, kishte edhe dy aktgjykime të plotfuqishme, njëri prej të cilëve thuhej viktimë kishte qenë tanimë i ndjeri.
“Gjykata gjithashtu konstatoj se duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, e po ashtu faktin se pas kryerjes së veprës penale i pandehuri ka fshehur trupin e pajetë, i cili më pas është gjetur i groposur, pa përjashtuar edhe të kaluarën e tij kriminale, pasi pandehuri ka edhe 2 Aktgjykime të plotfuqishme njëri prej të cilëve ka të bëjë me një rast që besohet se viktimë ka qenë tani i ndjeri, për çka me lënien e tij në liri, ekziston mundësia e kryerjes së ndonjë vepre tjetër të natyrës së njëjtë apo të ngjashme”, thuhet nga Gjykata Themelore e Prishtinës transmeton Klankosova.tv.
Një muaj paraburgim për Kolshin që pranoi se vrau Bajraktarin
The post Top Kolshi edhe në të kaluarën kishte probleme me viktimën Enver Bajraktari appeared first on Klan Kosova.