Top 10 portierët me më shumë penallti të pritura në historinë e pesë ligave më të forta të Evropës

Top 10 portierët me më shumë penallti të pritura në historinë e pesë ligave më të forta të Evropës

Për çdo portier, pritja e një penalltie është ndër sfidat më të mëdha në futboll. Me saktësinë që kanë shumica e ekzekutuesve, portierët janë të detyruar të përdorin taktika të ndryshme — nga lojërat psikologjike për të dekoncentruar kundërshtarin, deri te zhytjet e vonuara apo analiza paraprake të gjuajtjeve të lojtarëve.

Sot, portierë modernë si Jordan Pickford i analizojnë kundërshtarët deri në detaj, duke vendosur skemat e tyre të penalltive madje edhe në shishet e ujit.


Së fundmi, portieri i Lille, Berke Ozer, tërhoqi vëmendjen në Ligën e Evropës, kur priti tre penallti radhazi kundër Romës – një paraqitje që tronditi gjithë tifozët italianë.

Edhe pse hero i momentit, ozer nuk është ende në mesin e portierëve me më shumë penallti të pritura në histori. Ja cilët janë 10 specialistët më të mëdhenj të penalltive në pesë ligat kryesore të kontinentit të vjetër.

10. Iker Casillas – 11 pritje (La Liga)

Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, mbetet një nga portierët më të mëdhenj që ka prodhuar Spanja. Me 5 tituj të La Ligës dhe 2 Liga të Kampionëve, ai kishte 264 ndeshje pa pësuar gol në 724 paraqitje. Casillas priti 11 penallti në La Liga me një efikasitet prej 20.4%, duke qenë portieri i dytë më i mirë në historinë e ligës për pritje të penalltive.

– YouTube www.youtube.com

9. Lukasz Fabianski – 12 pritje (Liga Premier)

Portieri polak që ka mbrojtur portat e Arsenalit, Swansea dhe West Ham, është shndërruar në një legjendë të Ligës Premier.
Me 12 penallti të pritura, ai është portieri me më shumë pritje penalltish në historinë e ligës angleze. Një nga momentet më të famshme ishte pritja ndaj Riyad Mahrez në barazimin 2-2 ndaj Manchester City (2021/22).

– YouTube www.youtube.com

8. Stefano Sorrentino – 13 pritje (Serie A)

I dalë nga akademia e Juventusit, Sorrentino shkëlqeu me Torino, Palermo dhe Chievo. Me 363 ndeshje në Serie A, ai priti 13 penallti (19.7%), përfshirë edhe një kundër Cristiano Ronaldos, duke fituar reputacionin e një “lexuesi” perfekt të goditjeve.

– YouTube www.youtube.com

7. Andreas Kopke – 14 pritje (Bundesliga)

Ish-portieri i Gjermanisë dhe kampion bote më 1990, Kopke ishte një mjeshtër për pritjen e penalltive. Në 346 ndeshje në Bundesligë, ai priti 14 penallti me një efikasitet të jashtëzakonshëm prej 31.1% – një nga raportet më të larta në histori.

– YouTube www.youtube.com

6. Gianluigi Buffon – 15 pritje (Serie A)

Gianluigi Buffon (Getty Images)

Një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, Buffon mbrojti portat për 28 vjet, duke fituar 10 tituj Serie A dhe Kupën e Botës 2006.
Në 657 paraqitje në ligë, ai priti 15 penallti (20%), përfshirë një kundër Francesco Tottit në sezonin 2011/12 – dëshmi e përhershme e madhështisë së tij.

– YouTube youtube.com

5. Oliver Baumann – 16 pritje (Bundesliga)

Veterani i Hoffenhe-it, Baumann, është një shembull i qëndrueshmërisë dhe guximit. Në 495 ndeshje në Bundesligë, ai priti 16 penallti (22.9%), duke qenë portieri aktiv me më shumë pritje penalltish në Gjermani.

– YouTube www.youtube.com

4. Rudi Kargus – 18 pritje (Bundesliga)

Rekordmeni historik i Bundesligës, Kargus, luajti 408 ndeshje nga viti 1971 deri në 1990, kryesisht me Hamburgun.
Në karrierën e tij priti 18 penallti (25.4%), rekord që qëndron ende i pathyeshëm prej më shumë se 30 vitesh.

3. Andrea Consigli – 20 pritje (Serie A)

Pas më shumë se një dekade me Sassuolon, Consigli u largua si një nga portierët më të respektuar të Serie A.
Në 510 ndeshje, ai priti 20 penallti (22.5%), duke hyrë në histori si një nga “specialistët” më të ftohtë të kampionatit italian.

– YouTube www.youtube.com

2. Diego Alves – 21 pritje (La Liga)

Portieri brazilian i Almerias dhe Valencias, Diego Alves, mban rekordin absolut në Spanjë. Nga 46 penallti të ekzekutuara kundër tij, ai priti 21 (45.7%) — një shifër e pabesueshme që e bën më të suksesshmin portier të La Ligës në penallti.

– YouTube www.youtube.com

1. Samir Handanovic – 26 pritje (Serie A)

Legjenda sllovene e Interit, Samir Handanovic, është mbreti absolut i penalltive në historinë e futbollit evropian. Në 566 ndeshje të Serie A, ai priti 26 penallti (28.6%), duke e kthyer këtë art në një superfuqi personale. Me reflekse të rrufeshme dhe pozicionim perfekt, ai shpëtoi Interin në shumë raste, duke vendosur një rekord që duket thuajse i pathyeshëm.

– YouTube www.youtube.com

/Telegrafi/