Tom Holland u shtrua në spital pasi pësoi tronditje gjatë xhirimeve të filmit “Spider-Man: Brand New Day”

Tom Holland u shtrua në spital pasi pësoi tronditje gjatë xhirimeve të filmit “Spider-Man: Brand New Day”

Aktori Tom Holland pësoi një tronditje gjatë xhirimeve të filmit të ri “Spider-Man: Brand New Day”.

Incidenti ndodhi të premten, më 19 shtator, ndërsa xhirimet po zhvilloheshin në Leavesden Studios në qytetin e Watford, jo shumë larg Londrës.


Sipas informacionit nga Daily Mail, Holland u rrëzua gjatë regjistrimit në studio dhe u dërgua në spital për t’iu nënshtruar një ekzaminimi mjekësor.

Tom HollandFoto: EPA-EFE

Babai i tij, Dominic Holland, tha në një darkë bamirësie të dielën, më 21 shtator, se djali i tij do të “marrë një pushim” nga xhirimet për t’u rikuperuar.

“Spider-Man: Brand New Day” u njoftua në CinemaCon 2025 në prill, pasi Holland konfirmoi më parë se filmi i katërt i “Spider-Man” do të fillonte xhirimet më vonë këtë vit.

Holland dhe Zendaya, e cila gjithashtu luan në në “Spider-Man”, u panë në sheshxhirim në Londër në fillim të gushtit, dhe vetë aktori postoi pamje nga dita e tij e parë e xhirimeve në Skoci më 10 gusht.

Përveç Holland dhe Zendaya, në film do të luajnë edhe Jacob Batalon, Jon Favreau, Mark Ruffalo, Michael Mando, Jon Bernthal, Sadie Sink dhe Liza Colon-Zayas.

Tom Halland

Holland pritet gjithashtu të ketë një rol krijues në këtë vazhdim, duke pasur parasysh përfshirjen e tij më të madhe në zhvillimin e filmit.

Holland e portretizoi për herë të parë personazhin në vitin 2016 në filmin “Captain America: Civil War” dhe që atëherë është bërë një nga fytyrat e njohura të universit kinematografik Marvel. /Telegrafi/