Tom Holland dhe Zendaya shpenzojnë një mijë funte në ditë për siguri, pas vizitave të fansave në shtëpinë e tyre

Tom Holland dhe Zendaya shpenzojnë një mijë funte në ditë për siguri, pas vizitave të fansave në shtëpinë e tyre

Tom Holland dhe Zendaya kanë qenë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për një shfaqje filmi, por për jetën e tyre private.

Sipas medieve britanike, çifti është detyruar të shpenzojë rreth 1 mijë funte (janë rreth 1,150 euro) në ditë për siguri në banesën e tyre luksoze në Londrën Perëndimore, pasi fansat nisën të paraqiteshin tek porta për selfie dhe autografe.


Një burim pranë çiftit tha se, megjithëse ata e duan ndërveprimin me fansat, vizitat e papritura në shtëpi janë bërë “të tepërta”., shkruan DailyMail.

Për këtë arsye, ata kanë punësuar roje sigurie për të shmangur vizitorët e rastësishëm.

Situata vjen në një kohë të ndjeshme për Hollandin, i cili po rikuperohet pas një aksidenti në sheshxhirim, ku pësoi një goditje në kokë gjatë xhirimeve të filmit të ri Spider-Man: Brand New Day.

Edhe pse incidenti fillimisht u raportua si i rëndë, burime nga produksioni sqaruan se bëhej fjalë për një dëmtim më të lehtë, megjithatë xhirimet janë pezulluar për të paktën dy javë.

Me një buxhet prej rreth 200 milionë dollarësh (186 milionë euro), ndërprerja i kushton prodhimit deri në 1.5 milionë funte në ditë (1.7 milionë euro), për shkak të pagesave të stafit dhe qirasë së pajisjeve.

Pavarësisht vonesave, filmi vazhdon të jetë në plan për premierë në korrik 2026. /Telegrafi/