Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se Presidenca daneze e Bashkimit Evropian i ka ftuar Shqipërinë për hapjen e katër kapitujve të negociatave për anëtarësim.
Rama në një postim në Facebook shkruan se Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme, mbi fusha të rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Trans-evropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Të martën, datë 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.
Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme, mbi fusha të rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Trans-evropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE. /Telegrafi/