Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Leciester Cityt, e vlefshme për javën e 33-të në Premier League.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi anglez, Trent Alexandr-Arnold, shkruan Indeksonline
Me këtë fitore, “The Reds” pothuajse e kanë siguruar titullin kampion për sezonin 2024/25.
Ekipit të Arne Slot i duhet vetëm edhe një fitore për t’u shpallur kampion matematikisht dhe këtë mund ta bëjnë javën tjetër në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur./Indeksonline/