E diel, 22 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/tirane-arrestohet-30-vjecarja-pasi-kundershtoi-zyrtaret-policore-ne-stacion-thyen-xhamin-e-nje-dhome/Tiranë: Arrestohet 30-vjeçarja pasi kundërshtoi zyrtarët policorë, në stacion thyen xhamin e...

https://klankosova.tv/tirane-arrestohet-30-vjecarja-pasi-kundershtoi-zyrtaret-policore-ne-stacion-thyen-xhamin-e-nje-dhome/Tiranë: Arrestohet 30-vjeçarja pasi kundërshtoi zyrtarët policorë, në stacion thyen xhamin e një dhome – Klan Kosova

Policia në Tiranë ka arrestuar 30-vjeçaren A.P., banuese në Prishtinë, pasi sipas njoftimit të organeve të rendit, ajo dyshohet se ka penguar në kryerjen e detyrës së zyrtarëve policorë.

Sipas policisë, e dyshuara po ashtu po drejtonte makinën nën efektin e alkoolit, transmeton Klankosova.tv.

Si rrodhi e gjithë ngjarja sipas policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasen A. P., 30 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.

Arrestimi i saj u bë pasi: Rreth orës 03:50 të datës 21.06.2025, gjatë patrullimeve me objektiv garantimin e rendit dhe parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar për kontroll dhe verifikim automjetin me drejtues shtetasin E. P., 23 vjeç. Gjatë komunikimit me punonjësit e Policisë, 23-vjeçari ka krijuar dyshime se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit. Për këtë arsye është kërkuar ndihma e punonjësve të Policisë Rrugore për t’i bërë testin e alkoolit, ku testi i parë ka rezultuar 0.48 mg/l. 23-vjeçarit i është kërkuar të bëjë për herë të dytë testin e alkoolit, në zbatim të procedurës standarde, por ai ka refuzuar të kryejë testin e dytë.

Në momentin që punonjësit e Policisë po komunikonin me 23-vjeçarin për të bërë testin e alkoolit, aty ka ardhur me një automjet tjetër shtetasja A. P., motra e tij, e cila ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke i penguar ata të kryenin detyrën. Punonjësit e Policisë i kanë bërë testin e alkoolit edhe 30-vjeçares, në prani të një punonjëseje policie(e cila ka qënë prezent nga momenti i parë e deri në përfundim të të gjitha veprimeve), ku rezultoi se 30-vjeçarja drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.38 mg/l.

30-vjeçarja është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, për veprime të mëtejshme për kundërshtim të punonjësve të Policisë. Gjatë kohës që ndodhej në ambientet e dhomës së shoqërimit, shtetasja A. P. ka goditur me grushte xhamin e dritares së kësaj dhome, duke e thyer atë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The post Tiranë: Arrestohet 30-vjeçarja pasi kundërshtoi zyrtarët policorë, në stacion thyen xhamin e një dhome appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT