Kombinimi perfekt i frutave dhe kremit që të ngroh në ditët e vjeshtës
Përbërësit:
▪ Lëng molle
▪ Mollë të qëruara dhe të prera në kubikë
▪ Pak kanellë
▪ Sheqer vaniljeje
▪ Gjalpë
▪ Biskota
▪ Mascarpone ose ndonjë tjetër djathë kremoz pa kripë
▪ Sheqer
▪ Ajkë e ëmbël (panna)
▪ Ujë
▪ Arra
Përgatitja:
Në një tigan më të thellë, kaurdisni mollët me sheqer dhe sheqer vaniljeje. Shtoni pak gjalpë dhe lërini mënjanë.
Rrihni ajkën e ëmbël, pastaj shtoni djathin kremoz pa kripë dhe pak sheqer shtesë. Përziejini dhe bashkoni me mollët e freskëta të grira imët.
Në një kallëp, vendosni fillimisht një shtresë biskotash të njomura në lëng molle. Sipër shtoni kremin e përgatitur me ajkë dhe djathë, pastaj një shtresë mollësh të kaurdisura. Përsëritni të njëjtën procedurë: biskota, krem, mollë.
Mbylleni ëmbëlsirën me një shtresë krem, sipër të cilit shtoni arra të grira trashë, të pjekura pak më parë në tigan.
Rezultati është një tiramisu vjeshtor, i butë, kremoz dhe i pasur me shijen aromatike të mollës dhe arrës, gati për t’u shijuar për vetëm 10 minuta.
Shijojeni, – transmeton Telegrafi.