Vesna Pantoviq, në zgjedhjet e 12 tetorit garon për kryetare të Leposaviqit nën llogon e Partisë për Liri, Drejtësi e Mbijetesë që udhëhiqet nga ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq.
Ajo ka shërbyer këtë mandat si drejtoreshë e Arsimit në komunën që udhëhiqet nga Lulzim Hetemi.
Hetemi mbrëmë për Klankosova.tv konfirmoi se Pantoviqin e shkarkoi para dy muajsh.
“Nuk është më pjesë e komunës. E kam shkarkuar para nja dy muaj, ajo ka qenë drejtoreshë e Arsimit. Kam qenë i detyruar ta shkarkojë, jo pse kam raporte të këqija me Rashiqin, por nga momenti kur ajo ka filluar të takohet tinëza me të, unë kam marrë masa”, deklaroi Hetemi.
“Nga informacionet që kam, jo bash zyrtare, ajo tani punon në një çerdhe në qytetëzen e Leshakut në Serbi”, theksoi ai.
“Po, ajo tani garon për kryetare te ministri Rashiq”, theksoi i pari i Leposaviqit.
The post “Tinëz takohej me Rashiqin”, Hetemi flet për Klankosova.tv, tregon pse e shkarkoi Pantoviqin nga komuna appeared first on Klan Kosova.