Tifozët votuan, këtë trajner e duan te Dinamo Zagrebi – Indeksonline.net

Tifozët votuan, këtë trajner e duan te Dinamo Zagrebi – Indeksonline.net

Skuadra e njohur nga Kroacia, Dinamo Zagreb është në kërkim të një trajneri të ri.

Ditë më parë, Dinamo shkarkoi nga detyra legjendën italiane, Fabio Cannavaron, shkruan Indeksonline

Tashmë, tifozët e klubit e dëshirojnë një trajner vendor dhe në faqen e njohur të sportit “index.hr” është votuar për përferencat.

Tifozët kanë votuar për Zeljko Sopic, mbi 36% ishin pro emërimit të Sopic si trajner i Dinamos.

Sopic aktualisht është trajner në Poloni te ekipi i Ëidzëe Lodz, ku ka kontratë deri në vitin 2027.

50-vjeçari ka qenë trajner i Dinamos vetëm tri ndeshje gjatë vitit 2016.

Kurse gjatë karrierës, menaxhoi klubet, si: Sabah, Al-Ain, HNK Gorica dhe HNK Rijeka./Indeksonline/