Tifozët serbë nuk po reshtin me thirrjet e tyre raciste ndaj Kosovës.
Kjo po ndodhë edhe sonte në ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë në Beograd, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, raporton Klankosova.tv.
Aty janë dëgjuar thirrje në kor “Kosova – Serbia”.
Përpos kësaj, në stadium janë parë edhe banderola të bardha me hartën e Kosovës në të me ngjyrat e flamurit serb.
Kujtojmë se Anglia po e mposhtë Serbinë me rezultat 2-0 në pjesën e parë. /Klankosova.tv
View this post on Instagram
The post Tifozët serbë me thirrje “Kosova – Serbia” në ndeshjen kundër Anglisë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.