Na ndajnë edhe pak minuta nga fillimi i “El Clasicos”.
Barcelona, pret Real Madridin në ndeshjen vendimtare e cila mund dhe të vendos se kush do të fitojë titullin.
Pak para kësaj ndeshje disa tifozë madrilenë shpalosin një flamur interesant në të cilin shihen logot e Real Madridit dhe Interit, të kombinuara.
Kjo vjen si thumbim për Barcelonën pasi që u eliminuan nga Interi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, disa ditë më parë. Ndeshja pritet të zhvillohet në orën 16:15./IndeksOnline