E hënë, 5 Maj, 2025
spot_img
HomeSportTifozët e Liverpoolit shpërthejnë kundër Alexander-Arnoldit pas njoftimit të largimit të tij...

Tifozët e Liverpoolit shpërthejnë kundër Alexander-Arnoldit pas njoftimit të largimit të tij – Indeksonline.net

Trent Alexander-Arnold ka njoftuar gjatë ditës së sotme largimin e tij nga Liverpooli në fund të sezonit.

Ai do të largohet pas 21 vjetësh në klub dhe i cili pritet të bëjë lëvizjen e tij drejt Real Madridit si transfer i lirë.

Mirëpo largimin e tij nuk e pritën mirë tifozët e Liverpoolit, duke e cilësuar atë si tradhti.

Përgjigjet ndaj postimit të tij të fundit kanë qenë të mbushura me fyerje dhe komente ofenduese ndaj lojtarit. “Vazhdo të vraposh, mi,” u përgjigj një tifoz, ndërsa fjalët si “Judas” dhe “gjarpër” ishin gjithashtu të zakonshme në përgjigje.

26-vjeçari, që nga debutimi i tij në skuadrën e parë të Liverpoolit në vitin 2016 ka arritur të fitojë titujt si Ligën e Kampionëve, 2 tituj të Premierligës, 1 FA Cup, 2 EFL Cup, Botërorin e Klubeve, Community Shield si dhe Superkupën e Evropës./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT