Mbrëmë (e martë), ekipi i Galatasarayt festoi një fitore të madhe në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit në Stamboll me rezultatin 1-0, dhe tifozët e klubit turk patën mesazhe të veçanta gjatë ndeshjes.
Konkretisht, tifozët e Galatasarayt vendosën t’i jepnin mbështetje të fortë Gazës edhe një herë gjatë ndeshjes.
“Gjenocid në Palestinë”, “Njerëzimi ka humbur ndërgjegjen e tij në Gaza”, “Liri për Palestinën”, “Nëse Jerusalemi nuk është i lirë, bota është e pushtuar”, shkruhej në pankartat e shfaqura në shkallët e stadiumit.
Tifozët kështu dërguan mesazhe të forta solidariteti dhe mbështetjeje për popullin palestinez dhe Gazën.
Ju kujtojmë se tifozët e ekipit turk shprehën solidaritetin e tyre me Palestinën në prag të ndeshjes së xhiros së parë të Ligës së Kampionëve kundër Eintracht Frankfurtit, duke brohoritur dhe duke pasur slogane në mbështetje të Palestinës ndërsa marshonin drejt stadiumit.
Gjatë marshimit, mbështetësit bënë thirrje gjithashtu për liri për Palestinën, duke protestuar kundër gjenocidit izraelit në Gaza. /Telegrafi/