Gjatë ndeshjes së zhvilluar sonte në mbrëmje mes Prishtinës dhe Trepçës, në Pallatin e Rinisë, është shënuar një incident i vogël por domethënës, që ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali, të pranishëm në tribuna, bëjnë me dije se në një moment të ngarkuar të lojës, një tifoz i ekipit vendor, i kapluar nga emocionet, ka goditur dhe thyer një karrike plastike në tribunën e sallës.
Nuk dihet ende nëse rasti është raportuar apo trajtuar nga organet kompetente, por sipas të njëjtave burime, i riu është parë teksa largohej nga zona e incidentit pak minuta më vonë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, dhe ka shkaktuar habi mes të pranishmëve, por nuk është shoqëruar me ndonjë reagim të menjëhershëm nga sigurimi apo zyrtarët e ndeshjes.
Ky rast ngre edhe një herë shqetësimin për sjelljen e tifozëve në ambiente sportive, ku shpesh emocionet kalojnë kufijtë e arsyes dhe kthehen në veprime të pakontrolluara.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);