Të shtunën, më 12 korrik, në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet një protestë paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”.
Kjo protestë do të jetë e organizuar nga familja dhe miqtë e 27 vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethanat ende të paqarta në orët e para të 7 korrikut gjatë intervenimit të policisë për ta arrestuar atë, transmeton Klankosova.tv.
Albani, vëllai i të ndjerit, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në protestë, duke theksuar se kjo është një kërkesë qytetare për drejtësi dhe transparencë.
Sipas tij, institucionet kanë dështuar në detyrën më themelore, mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
“Le të jetë kjo hera e fundit që një qytetar humb jetën nga dështimi i atyre që duhet ta mbrojnë,” thuhet në njoftimin e familjes.
Protesta është paralajmëruar të jetë paqësore dhe jopolitike, me një kërkesë të qartë: zbardhjen e plotë të rastit dhe vendosjen e përgjegjësisë.
The post “Ti dhe polic, por jo Zot”, familja e Agon Zejnullahut thërret protestë appeared first on Klan Kosova.