Një thyerje e re sigurie është bërë publike dhe nuk është lajm i mirë për përdoruesit e aplikacioneve në iPhone dhe Android dhe tituj kryesisht si Candy Crush dhe MyFitnessPal.
Thyerja e sigurisë prekte Gravy Analytics, një kompani e të dhënave të vendndodhjes që regjistron informacione vendndodhjeje nga miliona përdorues në mbarë botën të cilët përdorin aplikacione popullor.
Fillimisht kjo thyerje u bë publike nga 404 Media.
“Gjatë ankandit pothuajse të menjëhershëm, të gjithë reklamuesit ofertues mund të shohin disa informacione në lidhje me pajisjen tuaj, të tilla si prodhuesi dhe lloji i modelit, adresat e tij IP (të cilat mund të përdoren për të gjetur vendndodhjen e përafërt të një personi) dhe, në disa raste, të dhëna më të sakta të vendndodhjes nëse jepen nga përdoruesi i aplikacionit, së bashku me faktorë të tjerë teknikë që ndihmojnë në përcaktimin se cila reklamë do të shfaqet një përdorues,” shpjegonte kështu TechCrunch problemin kritik të sigurisë.
Ende nuk është e qartë sesa e përhapur është kjo thyerje sigurie dhe sesa të dhëna vendndodhjeje janë publikuar.
Ndërsa thyerja e sigurisë duket substanciale, ekzistojnë mënyra për tu mbrojtur në një pajisje iPhone ose Android. Në iPhone, ku hapni një aplikacion të sapo shkarkuar për herë të parë, një kuti dialoguese do të shfaqet duke kërkuar që të gjurmojë aktivitetin tuaj.
Nëse keni përzgjedhur opsionin “Ask App Not to Track” atëherë vendndodhja juaj nuk është e aksessueshme për grumbulluesit e të dhënave si Gravy Analytics.
Për tu siguruar se aplikacionet iPhone nuk do tu gjurmojnë, drejtohuni tek Settings > Privacy & Security > Tracking dhe sigurohuni se opsioni “Allow Apps to Request to Track” të jetë I çaktivizuar.
Në Android duhet të shkroni në Privacy > Ads dhe të provoni fshirjen e ID të reklamimit. /PCWorld Albanian
https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0