Threads lançon mesazhet në vendet e Bashkimit Europian » PCWorld Albanian

Threads lançon mesazhet në vendet e Bashkimit Europian » PCWorld Albanian

U deshën dy vite që Threads të integronte komunikimin por nuk ishe nevoja të prisnim gjatë që ky komunikim të ishte i mundur edhe në grup. Meta ka filluar lançimin e bisedave në grup në aplikacion ku pjesë e tij mund të jenë deri në 50 ndjekës.

Mjafton të filloni një bisedë dhe më pas të shtoni këdo që ju ndjek juve në Threads. Kompania thotë se përdoruesit mund të ndajnë një lidhje që ndjekësit mund ta klikojnë për tju bashkuar një bisedë në grup, një funksionalitet që do të bëhet i disponueshëm së shpejti.

Përveç lançimit të bisedave në grup, Meta është gjithashtu duke lançuar funksionalitetin e komunikimit në vendet e Bashkimit Europian. Nëse jetoni në një prej këtyre vendeve, do të fitoni qasje jo vetëm në mesazhe individuale por edhe ato në grup, të keni qasje në funksionalitete privatësie dhe kontrolle komunikimi.

Shefja e produktit të Threads Emily Dalton tha se aplikacioni ka 400 milionë përdorues aktivë në muaj. Që kur komunikimi u bë i disponueshëm direkt në aplikacion, Meta ka shtuar edhe mbështetjen për foto, video dhe GIF. /PCWorld Albanian

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0