E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeThirrjet raciste në Kumanovë, Bexheti: Vazhdimësi e tentativës së poshtërimit të shqiptarëve

Thirrjet raciste në Kumanovë, Bexheti: Vazhdimësi e tentativës së poshtërimit të shqiptarëve

Blerim Bexheti, shef i grupit parlamentar të BDI-së sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli në lidhje me thirrjet antishqiptare në Kumanovë.

Ai u shpreh se kjo është një vazhdimësi e tentativës së poshtërimit të shqiptarëve, përcjell Klankosova.tv.

“Ngjarjet e Kumanovës janë vazhdimësi e tentativës të një narrativi të poshtërimit të shqiptarëve këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Fatkeqësisht nga krijimi i kësaj Qeverie pa legjitimitet etnik, në vazhdimësi dita e ditës po përçmohet një frymë që përveç defaktorizimit institucional të shqiptarëve, edhe të poshtërsimit, duke marrë parasysh se këto janë të frymëzuara nga pushtetarës aktual”, u shpreh tutje ai.

The post Thirrjet raciste në Kumanovë, Bexheti: Vazhdimësi e tentativës së poshtërimit të shqiptarëve appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT