E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeThirrjet raciste, Krasniqi thotë se Kurti ka përgjegjësi morale për klimën antishqiptare...

Thirrjet raciste, Krasniqi thotë se Kurti ka përgjegjësi morale për klimën antishqiptare në Maqedoni

Gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e cila u mbajt të shtunën, një pjesë e tifozëve të pranishëm në sallë shpërthyen me kore antishqiptare.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe i pari i PDK-së, Memli Krasniqi, cili i ka quajtur të rënda dhe të papranueshme thirrjet raciste, duke thënë se dëmtojnë bashkëjetesën në Maqedoni dhe përtej tij, transmeton Klankosova.tv.

“Thirrjet “vdekje për shqiptarët” e “dhoma gazi për shqiptarët”, të bëra në një palestër sportive në Maqedoninë e Veriut, në prani të Kryeministrit Mickoski dhe delegacionit qeveritar, janë të rënda e të papranueshme dhe dëmtojnë bashkëjetesën në këtë shtet dhe përtej tij. Shqiptarët janë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe partnerë vendimtar në rrugën euroatlantike. Gjuha e urrejtjes ndaj tyre nuk është vetëm e rrezikshme, por edhe thellësisht kundër vlerave demokratike e europiane që duhet t’i bashkojnë popujt tanë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Tutje, politikani thotë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përgjegjësi të distancohet qartë nga çdo akt ekstremist, sepse, sipas tij, heshtja konsiderohet miratim.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përgjegjësi të distancohet qartë nga çdo akt ekstremist, sepse heshtja konsiderohet miratim. Ashtu si një tjetër heshtje që po bëhet gjithnjë e më zhurmshme: ajo e Kryeministrit në ikje të Kosovës, që si kumbara i kësaj qeverie në Shkup, mban përgjegjësi morale dhe politike për këtë klimë anti-shqiptare që po thellohet dita-ditës”.

“Dinjiteti dhe mirëqenia e çdo komuniteti nuk janë të negociueshme. Heshtja përballë gjuhës fashiste është qëndrim – andej dhe këndej kufirit! Shqiptarët kanë bërë shumë për këtë shtet, dhe nuk do të lejojnë askënd t’i nëpërkëmbë më”.

The post Thirrjet raciste, Krasniqi thotë se Kurti ka përgjegjësi morale për klimën antishqiptare në Maqedoni appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT