Këtë të premte, UEFA i ka vërtetuar dënimin Federatës së Futbollit të Serbisë me 119 mijë e 750 euro për shkeljet e bëra në ndeshjen ndaj Zvicrës më 15 nëntor.
Serbia më së shumti u dënua për thirrjet anti-Kosovë dhe pankartat në të cilat shfaqej harta e Kosovës me flamurin e Serbisë.
Organi i Apelit i UEFA-s tha në vendim se e ka refuzuar ankesën nga Apeli i Konfederatës Evropiane të Futbollit, ku po ashtu konfirmoi se Serbia e ka të pamundur që të shesë bileta për ndeshjen ndaj Shqipërisë që do të luhet në Tiranë.
“Refuzohet ankesa e Federatës së Futbollit të Serbisë. Rrjedhimisht konfirmohet vendimi i Trupit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, i datës 11 dhjetor 2024”, thuhet në vendim, transmeton Klankosova.tv.
Federata e Futbollit të Serbisë, për thirrje raciste iu vërtetua dënimi në shumë prej 50 mijë eurove, kurse për mesazhet e papërshtatshme në ngjarje sportive, iu vërtetua gjoba në vlerë prej 25 mijë eurove.
Përveç racizmit e shfaqjes së mesazheve jo të përshtatshme, Federata Serbe u dënua me 31 mijë e 500 euro për hedhje të gjësendeve në fushë, kurse me 8 mijë e 820 euro për ndezje të fishekzjarrëve, e për dëmet e shkaktuara në stadium, serbët u dënuan me 5 mijë euro.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>