Thirrje publike për kandidatët dhe asambleistët: Promovoni fushatën tuaj në Telegrafi

Thirrje publike për kandidatët dhe asambleistët: Promovoni fushatën tuaj në Telegrafi

Në prag të zgjedhjeve lokale, komunikimi me qytetarët është thelbësor. Telegrafi fton të gjithë kandidatët e komunave dhe asambleistët që të prezantojnë vizionin dhe programin e tyre përmes një platforme të madhe digjitale gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Për këto zgjedhje, Telegrafi vjen me një format si kurrë më parë, duke kombinuar eksperiencën dhe besueshmërinë e fituar ndër vite me formatet më inovative të komunikimit digjital, për t’u ofruar kandidatëve mundësi të reja dhe të fuqishme për të qenë sa më afër qytetarëve.

Plotëso formularin këtu  dhe ne do t’ju kontaktojmë shumë shpejtë.

Pse Telegrafi?

Telegrafi është një medium që kombinon shpejtësinë e lajmit me formatet më moderne të komunikimit. Përmes paketave të dedikuara për zgjedhjet, kandidatët kanë mundësi të arrijnë qytetarët me mesazhe të qarta, kreative dhe të targetuara.

– Stafi profesional – Një ekip i përkushtuar prej mbi 50 gazetarësh, redaktorësh dhe krijuesish përmbajtjeje, që sigurojnë trajtim korrekt, profesional dhe me standarde të larta të çdo materiali.

– Besueshmëria – me vite përvojë dhe kredibilitet të ndërtuar tek publiku, Telegrafi mbetet një nga burimet më të sigurta të informacionit.

– Audienca e madhe – me shtrirje lokale, kombëtare dhe në diasporë, duke arritur miliona lexues dhe miliona ndërveprime digjitale çdo muaj.

– Inovacioni – nga video 1-minutëshe dhe podcastet, tek platforma e re Telegrafi Local News, Telegrafi sjell forma moderne të komunikimit me publikun.

– Mundësitë e shumta – një gamë e gjerë produktesh promocionale: nga reklama baner dhe native, te artikuj të sponsorizuar, video dhe shpërndarje në rrjetet sociale.

Ky kombinim i bën fushatat zgjedhore më të dukshme, më transparente dhe më afër qytetarëve.

Mundësitë që ofrojmë për kandidatët

– Lajmet –  mbulim i shpejtë dhe i saktë i zhvillimeve, duke garantuar transparencë dhe qasje të barabartë,

– Video 1-minutëshe – formate të shkurtra e dinamike që përmbledhin temat kryesore dhe shpërndahen gjerësisht në rrjete sociale,

– Përballje Podcast – hapësirë për diskutime dhe ballafaqime mes kandidatëve apo ekspertëve, duke ofruar më shumë qartësi në qëndrime dhe ide,

– Telegrafi Local News – platformë unike me rubrika të personalizuara për çdo komunë, që u jep kandidatëve mundësinë të komunikojnë drejtpërdrejt me qytetarët e vendlindjes,

– Banerat / Native ads –  dukshmëri e lartë në hapësirat kryesore të portalit dhe integrim natyral me përmbajtjen editoriale,

– Artikuj të sponsorizuar – prezantim i plotë i programit dhe qëllimeve të kandidatit,

– Live feed – mbulim në kohë reale të ngjarjeve kryesore të fushatës, duke rritur transparencën dhe informimin e qytetarëve,

– Profili i Kandidatit – faqe e dedikuar me biografi, program dhe qëndrime, për njohje më të plotë nga votuesit,

– Rrjetet Sociale – shpërndarje e gjerë e përmbajtjes zgjedhore në platformat e Telegrafit, duke arritur audienca të reja dhe duke nxitur angazhim aktiv.

Audienca jonë

Telegrafi ka një audiencë të gjerë dhe të larmishme, me shtrirje lokale, kombëtare dhe në diasporë. Ajo përfshin qytetarë nga të gjitha komunat e Kosovës, banorët e Prishtinës, diasporën dhe gjeneratat e reja që ndjekin zhvillimet kryesore në vend.

Përmes portalit, aplikacionit mobil dhe rrjeteve sociale, Telegrafi arrin një shtrirje të fuqishme digjitale:

– mbi 1.5 milion lexues unikë në muaj;

– mbi 25 milion faqe të shfletuara në muaj;

– mbi 1.7 milion ndjekës në rrjete sociale;

– mbi 100 milion ndërveprime mujore në rrjetet sociale.

Ky pozicion unik e bën Telegrafin hapësirën më të përshtatshme që kandidatët të komunikojnë mesazhin e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë, transparente dhe me ndikim real tek publiku.

Për të shprehur interesimin tuaj dhe për të rezervuar hapësirën promovuese, plotësoni formularin e mëposhtëm, ne do t’ju kontakotjmë sa më shpejtë:

Plotëso formularin këtu    

 Tel: 048 600 530

Emaili: [email protected] 

Numri i hapësirave është i kufizuar dhe aplikimet do të trajtohen sipas parimit “i pari, i shërbyer i pari”.