Thirrje për familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale për të aplikuar për regjistrimin e fëmijëve në kopshte private

Thirrje për familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale për të aplikuar për regjistrimin e fëmijëve në kopshte private

Qendra e Trajnimit dhe Burimeve për Avokim (ATRC), ka ftuar për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale dhe që kanë një apo më shumë fëmijë të moshës 3 deri në 5 vjeç, për të përfituar nga Programi i Kuponëve.

ATRC ka njoftuar se Ministria e Arsimit, ofton mundësi të përfitoni kuponë për pagesë të plotë të kopshtit privat të licencuar, pa asnjë kosto.


Përmes një video mesazhi, është bërë e ditur se programi mbulon edhe shpenzimet e transportit për fëmijët që jetojnë larg kopshtit.

Ndërsa thuhet se të drejtë për aplikim kanë familjet e regjistruara si përfituese të Skemës së Asistencës Sociale.

Aplikimi bëhet përmes platformës e-Kosova: Familja → Aplikimi i familjeve për përfitim nga Programi i Kuponave.

Për më shumë ndihmë, siç njofton ATRC, mund të drejtohuni tek Qendra për Punë Sociale në komunën përkatëse.