19:11 / E Enjte, 24 Prill 2025 / Gj. Sh
Thierry Henry pritet të rikthehet në postin e trajnerit.
Ish-legjenda e Arsenalit, i cili aktualisht është i lirë, mund të jetë trajner i skuadrës gjermane, RB Leipzig, në sezonin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline.
Drejtuesit e Red Bull tani janë duke punuar në mënyrë aktive për emrin e trajnerit të ri, pas shkarkimit të Marco Rose.
Oliver Glasner i Crystal Palace dhe Cesc Fabregas i Comos, janë shpallur në listën e ngushtë të Leipzigut, duke mos lënë anash as Henryn, i cili ka pasur diskutime me drejtuesit e klubit gjerman.
Po ashtu, raportohet se së fundmi, Jürgen Klopp, i cili është bërë kreu i futbollit të firmës austriake, ka planifikuar një takim me francezin, për të diskutuar një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen./IndeksOnline/