Therje me thikë në Arllat të Drenasit, arrestohet një person

news image

Policia ka njoftuar për arrestimin e një personi në orët e para të së mërkurës, i dyshuar për një therje me thikë në fshatin Arllanit të Drenasit.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për E.B., 29 vjeçar, ndërsa viktima R.B. është dërguar për tretman mjekësor.

I arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij është iniciuar vepra penale “vrasje në tentativë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/