Në rrugën “Mbretëresha Teutë”, të enjten ndodhi një therje me thikë.
Sipas gazetarit korrespodent, Urall Boshnjaku për “Ora Shtatë” tha se viktima ka marrë plagë të thellë në dorën e majtë të tij, si pasojë e therjes me thikë, transmeton Klankosova.tv.
“Rasti nga prokurori kujdestar është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”, pasi viktima ka pësuar plagë të thellë në dorën e majtë nga therja me thikë, me ç’rast është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, dhe në lidhje me rastin policia dhe krim-teknika kanë nisur hetimet”, tha Boshnjaku.
Boshnjaku shtoi se autori i rastit, deri në orët e vona të së enjtes ka qenë në arrati.
Rastin për Klankosova.tv e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sipas të dhënave fillestare, viktima – mashkull kosovar – ka kërkuar trajtim mjekësor pasi ishte sulmuar me një mjet të mprehtë gjatë një përleshjeje në rrugën “Mbretëresha Teutë”, thuhej në përgjigjen e policisë.
The post Therja në Mitrovicë, viktima pëson plagë të thellë në dorë – i dyshuari në arrati appeared first on Klan Kosova.