Një person është arrestuar lidhur me rastin e therjes me thikë që ndodhi sonte në Mitrovicë të Veriut.
Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëvendës komandanti i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Sipas informacioneve të para të pranuara tre persona dhe një veturë kanë qenë të involvuara. Pas kërkimit, vetura është konfiskuar në një zonë aty afër e poashtu edhe një person është arrestuar”, deklaroi ai.
Rasti është duke u hetuar si “vrasje në tentativë”.


