E mërkurë, 30 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeTheret një person në Lipjan, dorasi dyshohet se sapo ka dalë nga...

Theret një person në Lipjan, dorasi dyshohet se sapo ka dalë nga burgu

Një therje me thikë raportohet të ketë ndodhur sot (e martë) rreth orës 18:30 në Lipjan, pranë një marketi.

I lënduar dyshohet të ketë mbetur një person.

Klankosova.tv mëson se i dyshuari për këtë rast është nga fshati Shalë i Lipjani dhe dyshohet se kishte dalë rishtazi nga burgu.

Ndërkaq, viktima është nga fshati Kojskë, po nga Lipjani.

Ende nuk dihet motivi i këtij rasti.

Redaksia e Klanit ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për detaje lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje. /Klankosova.tv

The post Theret një person në Lipjan, dorasi dyshohet se sapo ka dalë nga burgu appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT