Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar si pasojë e therjes me thikë, raporton Gazeta Sinjali.
Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 14:30, ndërsa viktima ka marrë trajtim mjekësor pas plagëve të marra.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”, ka deklaruar për Sinjalin, Enis Pllana, zëdhënës i Policisë në kryeqytet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!