Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeLajmeTheret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut, arrestohet një i...

Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut, arrestohet një i dyshuar

Një person ka mbetur i plagosur sonte në Mitrovicë të Veriut, pas plagëve të shkaktuara me mjet të mprehtë, që dyshohet të jetë thikë.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicë-Veri, Veton Elshani.

Ai ka thënë se rreth orës 21:20 janë njoftuar nga Spitali në Mitrovicë të Veriut se është pranuar një person me inicialet P.I., i lindur në vitin 1984, me plagë nga mjet i mprehtë. Sipas tij, gjendja shëndetësore e të plagosurit është stabile.

Sipas informacioneve të para, në rast kanë qenë të përfshirë tre persona dhe një veturë.

Elshani ka bërë të ditur se pas kërkimeve është konfiskuar vetura në një zonë aty afër, ndërsa një person është arrestuar.

Rasti është duke u hetuar si “vrasje në tentativë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT