Është therur me thikë një i mitur në Gjakovë, i cili është transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Lumni Graishta, Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, i cili tha se i dyshuari është në arrati.
“Rasti ka ndodh rreth orës 12:30. Viktima është jashtë rrezikut për jetë, megjithatë për trajtim të mëtutjeshëm i njëjti është transferuar për në QKUK. I dyshuari është identifikuar por për momentin është në arrati. Me urdhër të prokurorit rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv


