Dy fansa të Lillet janë therur me thikë gjatë qëndrimit të tyre në Bologna ku klubi i Edon Zhegrovës do të luajë kundër klubit të qytetit në kuadër të Ligës së Kampionëve,
Klubi francez ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm duke e quajtur qyqar dhe të patolerueshëm.
“Lille është informuar që gjatë të martës mbrëma të 26 nëntorit, një grup i fansave të Lillet që po udhëtonin për në Bologna për të përcjellë ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ishin viktima të një sulmi kolektiv teksa ishin në një bar në qytet”, thuet në komunikatën e Lillet.
“Gjatë pritës, që besohet se ka përfshirë 80 sulmues, dy prej tifozëve tanë u lënduan nga thika dhe pranuan trajtim mjekësor”.
“Klubi pa rezervë dënon këtë sulm qyqar dhe të patolerushëm që kundërshton të gjitha vlerat e futbollit dhe përkrahjes popullore”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>