Themelorja ia refuzon Odës së Fizioterapeutëve ankesën ndaj UP-së

Themelorja ia refuzon Odës së Fizioterapeutëve ankesën ndaj UP-së

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK) i është refuzuar padia kundër Agjencisë Kosovare për Akreditim (AKA), lidhur me vendimin për akreditimin e programit për Fizioterapi dhe Rehabilitim në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës thuhet se është refuzuar propozimi i OFTK-së, ku ka kërkuar caktimin e masë së sigurisë dhe pezullimin e të gjitha veprimeve administrative dhe të gjitha aktivitetet didaktike dhe mësimore të vitit të parë të programit të studentëve në Fizioterapi dhe rehabilitim, të Universitetit të Prishtinës – Fakulteti i Mjekësisë, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e gjykatës.

Në arsyetimin e gjykatës thuhet se gjykata gjeti se ky propozim nuk përmban asnjë fakt të bazuar

në ndonjë provë me të cilën paditësi do t’i bënte të besueshme pretendimet e tij, për pezullim të punës për Fakultetin e Mjekësisë në UP, në degën e Fizioterapisë dhe rehabilitimit.

“ Të njëjtit do t’i sjell një dëm të rëndë, të pakthyeshëm ndaj interesave të tij dhe se si marrja e masës së sigurisë nuk cenon rëndë interesin publik, kushte këto ligjore të cilat duhet të provohen nga paditësi/propozuesi, që pastaj gjykata të mund të vendos për pezullim të veprimeve administrative”, thotë gjykata.

Themelorja në fund shtoi: “Ky aktvendim nuk e paragjykon epilogun përfundimtar të zgjidhjes së çështjes në këtë konflikt administrativ”.

/Klankosova.tv.

The post Themelorja ia refuzon Odës së Fizioterapeutëve ankesën ndaj UP-së appeared first on Klan Kosova.