Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar se për shkak të thatësisë dhe mungesës së reshjeve, nivelet e ujit në burimet ujore janë ulur ndjeshëm, duke shkaktuar reduktim të kapaciteteve për furnizim me ujë të pijshëm.
Si masë e domosdoshme për të garantuar shpërndarje të barabartë të ujit për të gjithë konsumatorët, kompania ka vendosur të aplikojë reduktime të rregullta sipas zonave dhe orareve të caktuara.
Orari i furnizimit me ujë:
Ora 15:00 – 19:00
- Rrugët: “Maria Shllaku”, “Çerqiz Topulli”, “Asllan Qeshm”, “Shpejtim Bojku”, “Vëllezërit Topulli”, “Nexhmi Basha”, “Iljaz Pasha Dibra”, “Ploja e Fierizës”, “Brigada Kosovare”, “Lagjja Poraedci”, “Luigj Gurakuqi”, “Mustafë Kelmendi”, “Dimitrije Tucoviq”, “Mulla Qamil” dhe disa rrugë të tjera.
Ora 10:00 – 15:00
- Rrugët: “Lekë Dukagjini”, “Mulla Agani”, “Cenë Avdyl”, “Naim Frashëri”, “Orfej Berisha”, “UCK”, “Muharrem Mitrovica”, “Sali Çeku”, “Haxhi Gani”, “Tahir Zema”, “Asllan Pustina”, “Gjergj Fishta”, “Nënë Tereza” dhe disa rrugë të tjera.
Ora 22:00 – 07:00
Rrugët: “Bill Klinton”, “Sali Çiçkaj”, “Adem Bajri”, “Mele Sokoli”, “Nexhip Basha”, “Qamil Morina”, “Bajram Curri”, “Elisoni”, “Esat Mekuli”, “Adem Jashari” dhe disa rrugë të tjera.KRU “Hidrodrini” ka apeluar tek qytetarët për përdorim racional të ujit dhe kujdes në mirëmbajtjen e tij, duke theksuar se reduktimet do të mbeten në fuqi deri në një njoftim tjetër. /Telegrafi/