E hënë, 28 Prill, 2025
spot_img
HomeSportThanë se u sulmua një lojtar i tyre, KB Peja i bie...

Thanë se u sulmua një lojtar i tyre, KB Peja i bie “pishman” dhe e fshin postimin – Indeksonline.net

KB Peja e ka larguar një postim nga rrjetet sociale ku shkruhej se lojtari i tyre, Marques Townes është sulmuar nga tifozët vendas në Prizren, në ndeshjen e tretë të play-offit gjysmëfinal të Superligës së Kosovës në basketboll.

Pasi shpërtheu një incident në Palestrën “Sezai Surroi”, skuadra pejane reagoi në rrjetet sociale duke aluduar se basketbollisti i tyre u sulmua, shkruan Indeksonline

Ky ishte postimi:

5 sekonda pa përfunduar ndeshja, tifozët vendas kanë goditur basketbollistin tonë Marques Townes me grushta pas kokës. KB Peja do të shqyrtoj çdo mundësi të mundshme”, shkruhej në postimin e Pejës.

Në të vërtetë, ishin vet tifozët e Bashkimit që paten një mos-marrëveshje me sigurimin ku bëri që ndeshja të shtyhej për disa minuta.

Skuadra e KB Bashkimit shënoi fitore në shtëpi ndaj KB Pejës në ndeshjen e tretë të play-offit gjysmëfinal. Ekipi nga Prizreni shënoi fitore në vazhdime me shifrat, 84:78, në ndeshjen e zhvilluar në Palestrën “Sezai Surroi”.

Ndeshja e katërt mes dy skuadrave zhvillohet gjatë javës së ardhshme në ‘Karagaq” në Pejë./Indeksonline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT