Në një nga intervistat më të rëndësishme të viteve të fundit është transmetuar mbrëmë ekskluzivisht në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin ne Klan Kosova.
Ish-presidenti Hashim Thaçi është përgjigjur në shumë pyetje. Çka tha për rikthimin në politik, procesin në Hagë e udhëheqjen aktuale të vendit?
Për këto dhe më shumë, në studion e “Ora Shtatë” kanë diskutuar opinionistët, Afërdita Maliqi dhe Azdren Shala.
Që të dy thanë se këtë intervistë e ndoqën me nostalgji e mallëngjim, transmeton Klankosova.tv.
“Në çdo fjali të tij kishte mesazh, dhe ishte Thaçi që ka qenë gjithmonë, kishte atdhedashurinë, për familjen, për kombin, për njerëzit. Thjesht ishte ai, lideri historik Hashim Thaçi që e ka pasur Kosova dhe që është i papërsëritshëm”, u shpreh fillimisht Maliqi.
Sakaq Shala u pajtua se ishte një intervistë historike ajo me Hashim Thaçin.
“Çka ma konfirmoi atë që gjithmonë e kam pasur qëndrim, njeriut që e ka ngrit flamurin e lirisë një populli të shtypur, nuk mundet me u trajtu në shabllone juridike, emri i tij është në faqe të historisë. Me fjalë të tjera, ai nuk ka me u mbajt mend për prangat që ia vunë padrejtësisht, por ka me u mbajt mend për idealet që nuk i mohoi kurrë. Këtë e pamë edhe dje në intervistë. Për mua ishte një intervistë që shqiptarët domosdoshmërisht duhet të reflektojnë”, u shpreh Shala.
Derisa Shala shtoi se Thaçi as sot nuk merret me politikanë, siç i quan a, “ordinerë që po na udhëheqin sot”.
The post “Thaçi s’do mbahet mend për prangat që ia vunë padrejtësisht, por për idealet që s’i mohoi kurrë” appeared first on Klan Kosova.