Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën gjermane “FAZ”, ka folur për humbjen e babait të tij dhe pamundësinë për të marrë pjesë në varrim, transmeton Klankosova.tv.
“I vlerësoj shumë fjalët tuaja të mira për vdekjen e babait tim. Ishte një humbje e madhe për familjen time dhe për mua personalisht. Tani ndodhem në vitin e gjashtë të paraburgimit dhe ende pres një vendim gjykate. Fakti që nuk munda të marr pjesë në varrimin e babait tim dhe t’i jap lamtumirën e fundit më ka lënduar thellë, një dhimbje që do ta mbaj gjithë jetën”, ka thënë ai
Ai poashtu tha se ndodhet në vitin e gjashtë të paraburgimit dhe se mungesa në ceremoninë e lamtumirës së fundit e ka lënduar thellë, një dhimbje që, sipas tij, do ta mbajë gjithë jetën.


